Crazy Squid Imituesi prej silikoni që evokon karakteristikat e një Kallamar të vërtetë, preja më e dëshiruar për grabitqarët, i disponueshëm në 3 pesha të ndryshme, 120, 150 dhe 200gr. Vdekjeprurës për Kerrin, Gofën dhe Dentalin kur përdoret vertikalisht dhe jashtëzakonisht tërheqës kur perdoret në Trolling. Struktura e veçantë e kokes, e kombinuar me vrimat e kalimit përgjatë trupit të silikonit, lejon një përshtatje dhe thjeshtësi ekstreme gjatë montimit të grepave Assist.
Në kimi, biolumineshenca është një fenomen ku organizmat e gjallë lëshojnë dritë përmes reaksioneve të veçanta kimike, gjatë të cilave energjia kimike shndërrohet në energji drite, dhe shpesh herë ky fenomen rezulton shumë i suksesshëm në imituesat e silikonit që imitojnë me perfeksion fosforeshencën. Gjithashtu, rekomandohet të përdoret në thellësi të mëdha në orët e para të mëngjesit ose gjatë mbrëmjes.









